MENU
klinika

“Drejtësi për Klodianin”

Protestues të shumtë zhvendosen përpara ndërtesës së Kryeministrisë

09.12.2020 - 17:35

Përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të forumeve të partive politike kanë nisur sot një protestë simbolike para Ministrisë së Brendshme, pas vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga një efektiv policie.

Aktivistët kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, për ngjarjen e rëndë të ndodhur në orët e para të të martës. Protestuesit kanë bërë thirrje për “drejtësi për Klodianin”, si dhe thirrje ndaj policëve që të “hiqnin kapelet”!

Me thirrjet “Duam drejtësi”, protestuesit janë zhvendosur përpara ndërtesës së Kryeministrisë. Policia ka lejuar që qytetarët të protestojnë deri tek dera kryesore. Ndërkohë, një pjesë e protestuesve po qëndrojnë pranë Ministrisë së Brendshme.

Protesta e sotme nuk ka organizator dhe është thirrur në rrjetet sociale.