Fisnik Syla dhe Fjolla Morina kanë qenë në qendër të mediave kohët e fundit pas zyrtarizimit të marrëdhënies së tyre.
Sikundër u njoftua edhe gjatë kohës kur Fjolla dhe Fisniku u arrestuan, ku i fundit është baba i dy fëmijëve.
Pak javë më parë, “n’Zoom.biz” ka siguruar disa foto të bashkëshortes dhe fëmijëve të Fisnikut, duke shkruar se fotot janë realizuar në gusht, kur Fjolla dhe biznesmeni sapo kishin nisur lidhjen.
Po e njëjta media shkruante se bashkëshortja e Fisnikut ka treguar se ka qenë e martuar me të prej 10 vitesh dhe tashmë kjo marrëdhënie mori fund prej Fjollës.
Atyre që deshten shkatërrimin e familjes marrshin nga jeta atë që e meritojnë.
Kjo shkaktoi reagime të shumta në rrjet dhe kritikat ndaj këngëtares nuk munguan. Disa javë më parë erdhi edhe reagimi i Fisnikut, i cili me anë të një statusi në Instastory ka mohuar zërat që po qarkullojnë në rrjet.
Ai tha se martesa e tij ka përfunduar para njohjes me Fjollën, teksa e mbyll duke thënë se është shumë i lumtur me jetën e tij, duke konfirmuar lajmet se ai dhe Fjolla shumë shpejt do të martohen.
“Ish-martesa ime mori fund kohë më parë, para se Fjolla të bënte pjesë në jetën time. Fatkeqësisht lajmet e kota janë vetëm fjalë të kota. Ata bile nxorën edhe dy fëmijët e mi në foto, nëpër faqe të ndryshme. Do të vije koha kur këta gazetarë jo-profesionistë do të ndiqen penalisht për këto vepra të padrejta.”- shkruan ndër të tjera ai.
Së fundmi një lëvizje e papritur në Facebook ka ngjallur dyshime se ata janë martuar.
Ajo ndryshoi statusin në profilin e saj zyrtar në këtë rrjet social, duke e bërë nga beqare në “e martuar me Fisnik Sylën”.
Komentet me urimet të shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve u kanë uruar çiftit jetë të gjatë dhe të lumtur bashkëshortore.
Nuk dihet nëse ata kanë organizuar edhe dasmë apo vetëm celebrim pasi deri tani nuk ka qarkulluar asnjë foto e tyre.