Albana Ramosaj është larguar nga Shqipëria prej pak kohësh dhe ka vendosur të nisë një jetë të re në Spanjë. “Prive” zbuloi disa javë më parë se ky kishte qenë një vendim personal i këngëtarit pa dhënë shumë detaje. Mirëpo Albani duket se nuk ka vendosur për t’u shkëputur përgjithmonë nga Shqipëria, sepse mund të rikthehet sërish këtu.
Këngëtari ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit e tij në Instagram, të cilët sigurisht që janë interesuar për këtë pjesë. Ata kanë pyetur Albanin nëse do të jetojë më në Shqipëri dhe ai ka treguar se ekziston mundësia që të rikthehet sërish në vendin e tij.
“Sigurisht që po, nuk është se shkova në një planet tjetër o njerëz. Pastaj si dihet kurrë mbase dhe kthehem po s’u nejt mo ktej”, është shprehur Ramosaj.
Ndërkohë për sa i përket projekteve muzikore ai ka treguar se do të vijë me diçka të re vitin e ardhshëm. Alban Ramosaj i ka kaluar periudha të ndryshme të jetës në vende të ndryshme. Këngëtari ka jetuar për pak kohë në Tiranë, ndërsa fëmijërinë e tij e ka kaluar në Holandë.