MENU
klinika

“Jeni shtet i papërfunduar”

Deklarata e fortë e deputetit shqiptar në Serbi

10.12.2020 - 14:24

Kreu i grupit parlamentar të partisë “Lugina e Bashkuar” në Kuvendin e Serbisë, shqiptari Shaip Kamberi, ka thënë se “Serbia është shtet i papërfunduar”. Sipas mediave serbe, Kamberi ka thënë se e ardhmja e Serbisë nuk është zgjidhur ende dhe se pengohet nga aspiratat territoriale.

“Për shkak të aspiratave territoriale që vazhdojnë të jenë të fuqishme, Serbia nuk është në gjendje ta kryej integrimin e vet të brendshëm”, është shprehur ai.

Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Kamberi ka theksuar se nacionalizmi ekstrem që ka dominuar në Serbi gjatë viteve 90, vetëm ka ndryshuar formën.

Në përgjigje të tij ka reaguar kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Serbisë, Gjorgje Miliqeviç, i cili e ka pyetur atë nëse ndonjë serb në cilindo territor dhe në cilindo parlament tjetër do të mund të fliste ashtu siç flet Shaip Kamberi në Kuvendin e Serbisë.

“Natyrisht se nuk do të mundej. Dhe kjo flet për respektimin e pakicave kombëtare këtu”, ka thënë Miliqeviç.

Ndërsa Kamberi vazhdoi duke theksuar se Qeveria e Serbisë nuk ka bërë asgjë për të përmirësuar të drejtat njerëzore e të pakicave.

“Tridhjetë vjet nga rënia e sistemit njëpartiak, Serbia është larg nga ndërtimi i republikës moderne, qytetare, demokratike”, është shprehur Kamberi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Perëndimi shton presionin ndaj Serbisë për sanksionet ndaj Rusisë

Vuçiç i frikësuar, paralajmëron një javë të vështirë

‘Recetën’ e kujt do të ndjekë Kaja Kallas

“Zonja e re e Hekurt” merr në dorë dialogun Kosovën-Serbi

"Çdo herë që nuk biem dakord për diçka…"

“Si janë raportet tuaja me Ramën?”/ Përgjigjet Albin Kurti

Portali i njohur i Brukselit i zbulon “sekretin”

Jeta luksoze e Vuçiçit është e paimagjinueshme për serbët