Kryeministri Rama ka shkuar pak më parë në shtëpinë e familjes Rasha në Laprakë, djali më i vogël i së cilës, Klodian Rasha, u vra dy ditë më parë nga një efektiv i Shqiponjave.
Mëson nga burime të afërta pranë kryeministrit se prej afro 30 minutash Rama ndodhet në familjen e Qazim Rashës, për të shprehur ngushëllimet për humbjen e djalit. Nga Amerika ku ndodhej prej disa ditësh, Rama mbërriti mesditën e sotme.
Kryeministri sapo ka zbritur në Rinas është nsiur direkt për në familjen Rasha.
Më herët, Rama ka lajmëruar se sot pasdite do t’i drejtohet vendit me një mesazh për vrasjen e të riut. “Më në fund në Tiranë! Sot në 18.00 do të ndaj me shqiptarët qëndrimin tim për vdekjen tragjike të 25 vjeçarit nga efektivi i Policisë së Shtetit! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë kohën të më ndjekë në tv apo fb”, shkruan Rama në Twitter.
Ndërkohë, seanca gjyqësore për efektivin Nevaldo Hajdaraj, që vrau 25-vjeçarin Klodian Rasha, është shtyrë për ditën e nesërme.
Masa e sigurisë pritet që të jepet ditën e djeshme.
Sipas informacioneve për mediat, 25-vjeçari është qëlluar me armë zjarri dy herë. Ai është qëlluar njëherë me armë zjarri në shpatull dhe i ka prekur zemrës, pastaj ka edhe një goditje në kokë, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen.
Vdekja e Klodian Rashës, është shënuar në orën 01:23 minuta dhe ka mbërritur i pajetë në spital.