Protestat për vrasjen e Klodian Rashës kanë përfshirë gjithë territorin e vendit.
Krahas grumbullimit në kryeqytet, një tjetër protest po zhvillohet në Lezhë, ku qytetarë të revoltuar kanë bllokuar autostradën Shkodër-Lezhë.
Në shenje indinjate ndaj vrasjes së 25 vjeçarit, Klodian Rasha qytetarët mamurrzakë kanë ndezur qirinj para stacionit policor në Mamurras, ndërsa kërkojnë zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes së rënë.
Edhe të rinjtë e Vlorës janë ngritur në protestë, për vrasjen e Klodian Rashës.
Kujtojmë që sot më herët një tjetër protestë e dhunshme u zhvillua në Korçë, teksa qytetarët atje sulmuan Bashkinë dhe drejtorinë e Policisë.
Në kryeqytet ndërkohë, protestuesit janë shpërndarë nëpër Tiranë duke hedhur parulla kundër qeverisë dhe policisë e duke sharë e bërtitur.
“Polici e krimit”, ka qenë një prej thirrjeve të tyre, ndërkohë që në duar mbajnë sende të forta.
Gjatë protestës janë hedhur flakadanë, gaz lotsjellës dhe ujë nga policia.