11.12.2020 - 09:40
Koronavirusi i ka marrë jetën një fëmije vetëm 10-vjeçar nga qyteti i Elbasanit. Vogëlushi ishte infektuar me koronavirus dhe ishte dërguar nga familja në Greqi, ku po kurohej.
Fëmija i mitur mësohet se kishte sëmundje bashkëshoqëruese, që ia kanë komplikuar gjendjen shëndetësore. Vogëlushi me inicialet J.J ka humbur jetën në një spital në Athinë. Ky është rasti i dytë në Shqipëri që Covid i merr jetën fëmijëve të mitur. Pak kohë më parë, në Pediatrinë e kryeqytetit humbi jetën një foshnje 16-muajshe, për shkak të koronavirusit.