Opsioni final i Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese dhe amendamentet e Kodit Zgjedhor ka marrë dritën jeshile.
Ndryshimet cilësohet se janë në përputhje me standardet më të mira në zgjedhje sipas përcaktimit në kodin e praktikave më optimale elektorale të Komisionit të Venecias. Komisioni i është rikthyer djegies së mandateve nga opozita jashtëparlamentare, duke e qortuar këtë lëvizje si akt kundër trashëgimisë zgjedhore evropiane dhe thotë se ajo nuk mund të jetë sot kritike, ne një kohë kur vetë e ka procesin institucional në rrugë.
Kuvendi është legjitim, sipas këtij vlerësimi, përsa kohë i ka të gjithë kuorumet e nevojshme për çdo vendimmarrje. Koalicionet sipas ndryshimeve ligjore konsiderohen se janë në pajtim me standardet. Komisioni i Venecias nuk analizon procedurën parlamentare, ai nuk thekson sesa zgjat një procedurë e tillë për ndryshime kushtetuese.
Por Kuvendi ka sqaruar respektimin e procedurave dhe afateve në Kushtetutë e rregulloren e tij, si dhe konsultimin publik. Rekomandimet theksojnë nevojën që të gjithë palët të kontribuojnë për organizimin e zgjedhjeve në 25 prill 2021. Disa ndryshime ligjore, komisioni i rekomandon të kryhen pas zgjedhjeve.