Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kthyer për shqyrtim në Kuvend pr/buxhetin e vitit 2021. Në një dalje për mediat, shefi i kabinetit të Presidentit, Edmond Panariti ka dhënë arsyet pse u kthye ky ligj.
Sipas Panaritit, arsyeja kryesore është se nuk ka fonde të mjaftueshme për të përballuar pasojat e pandemisë Covid-19.
“Arsyeja më madhore për rikthimin e këtij pr/ligji është fakti që ky pr/ligj nuk parashikon mbështetje të mjaftueshme për të përballuar pandeminë Covid dhe pasojat e saj.
Nuk parashikohen programe për të mbështetur ekonominë, turizmin, bizneset.
Në pr/ligj nuk janë të zbatuara rekomandimet e institucionet ndërkombëtare për të mos zgjeruar PPP, sidomos ato me ofertë të pakërkuar.
Një tjetër arsye është edhe fakti që në pr/buxhetin nuk ka objektiv për uljen e papunësisë dhe rritjen e punësimit. Brezi i të rinjve tanë është ai që është prekur më shumë nga plaga e papunësisë. Nuk parashikohen fonde të mjaftueshme për të mbyllur këtë plagë të hapur.
Një tjetër arsye pse presidenti e rikthen këtë ligj se nuk është parashikuar fondi për të përballuar borxhin publik”, u shpreh Panariti.