MENU
klinika

“Opozita dhe Presidenti, orkestruesit e dhunës”

Rama: Paguajnë minorenë që të djegin rrugëve të qytetit…

11.12.2020 - 16:31

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestave të dy ditëve më parë, ky të rinj dhe qytetarë të tjerë kanë kërkuar drejtësi për Klodian Rashën, i cili u vra nga një efektiv policie.

Teksa shprehet i bindur se orkestruesit e dhunës janë Presidenti dhe Opozita, Rama shton se të gjithë këtë po e bëjnë për faktin se janë të dëshpëruar se nuk kanë asnjë shans që të rikthehen në pushtet me zgjedhje.

Rama shton se Presidenti dhe Opozita po paguajnë minorenë, duke u kërkuar të thyejnë e djegin rrugëve të qytetit, që të thonë ja s’ka rend, s’ka siguri, s’ka shtet.

Po ashtu ai ka edhe një thirrje për prindërit e të rinjve të LSI-së: “Thirrja ime për prindërit e minorenëve të abuzuar nga LSI është ruajini fëmijët nga kthetrat e të paudhëve pa atdhe, ndërsa për këdo tjetër që merr rrugët për të thyer e për të djegur, duhet të jetë shumë e qartë që loja e forcës me ligjin e me shtetin mbaron prapa hekurave!”

Postimi i plotë:

Opozita dhe Presidenti janë jo vetëm nxitësit,po edhe orkestruesit e dhunës që poshtëron kujtimin e Klodianit, gjoja për drejtësi por në fakt vetëm për hesapet politike të LulitSaliutIIliritMonikës! Janë të dëshpëruar se s’kanë asnjë shans të rikthehen në pushtet me zgjedhje!

S’kanë më njësi komunale për të mbushur autobuzë, e dinë që përveç turmës së tkurrur të militantëve s’i ndjek më askush dhe paguajnë lart e poshtë deri edhe minorenë, duke u kërkuar të thyejnë e djegin rrugëve të qytetit, që të thonë ja s’ka rend, s’ka siguri, s’ka shtet..

Dhe ndërkohë që polici fajtor del para gjykatës,ministri i brendshëm jep dorëheqjen(edhe pse aspak fajtor, po qytetar fisnik që njeh ndjesën),Saliu krenohet si ka vrarë e si do vriste akoma, Iliri akuzon policinë, Monika shpërndan gurët, Luli ha përshesh e pret të bëhet dhëndërr!

Thirrja ime për prindërit e minorenëve të abuzuar nga LSI është ruajini fëmijët nga kthetrat e të paudhëve pa atdhe, ndërsa për këdo tjetër që merr rrugët për të thyer e për të djegur, duhet të jetë shumë e qartë që loja e forcës me ligjin e me shtetin mbaron prapa hekurave!

Ndalesën e parë të turit do e bëjë në Shqipëri!

Ursula Von der Leyen vizitë në Ballkan

Përgjigjet drejtori i “Hekurudha Shqiptare”

Kur do të udhëtojmë me tren nga Tirana në Durrës për 22 minuta?

“Si do të bëhet qarkullimi i automjeteve në fundjavë“

Plan masash për “Maratonën e Tiranës”

“Vota mund të bëhet e pavlefshme“

Votimi i emigrantëve në pikëpyetje? KQZ ngre alarmin!