MENU
klinika

"Shqipëria, në një situatë dramatike"

Sot 30 vite nga themelimi i PD, Basha: E djathta i priu kthesës së ndryshimit

11.12.2020 - 17:28

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dhënë një mesazh për qytetarët shqiptarë në 30 vjetorin e themelimit të PD-së.

Kryedemokrati tha se me lindjen e PD-së lindi edhe demokracia, ndërsa shtoi se PD nuk e ka rastësisht emrin Demokratike, pasi lindi nga lëvizja studentore.

Për sa i përket protestave të ditëve të fundit, Basha tha se ndihet krenar për rininë e sotme që nuk i trembet krimit shtetëror.

“Kjo është një ditë e shënuar jo vetëm për partinë tonë por për gjithë Shqipërinë.

Sot shënojmë 30 vjetorin e lindjes së partisë sonë por edhe të fillimit të kthesës së madhe të ndryshimit të cilit i priu Partia Demokratike e Shqipërisë.

Partia jonë nuk e ka rastësisht emrin demokratike, sepse zanafilla e saj është njëherazi edhe lindja e demokracisë në këtë vend.

Edhe sot e kësaj dite Partia Demokratike vazhdon të jetë mburoja dhe garantuesja e lirisë dhe demokracisë në këtë vend.

Ne jemi krenarë për trashëgiminë tonë dhe për rolin protagonist që Partia Demokratike ka luajtur në përballjen me sukses me sfidat më të mëdha të vendit tonë.

PD lindi nga levizja studentore, lindi nga guximi dhe vendosmeria per ndryshim, lindi per ta bere Shqiperine si gjithe europa. Ne bëme të mundur ndryshime rrënjësore te vendit. Antaresuam shqiperine ne NATO, hoqëm vizat dhe acancuam ne rrugen e integrimit europian, sollëm zhvillim ekonomik dhe infrastrukturor dhe hapëm vende pune. PD punoi cdo ditë që nga krijimi i saj per ceshtjen kombetare, per Kosoven e lire e te pavarur dhe te drejtat e shqiptareve kudo ku jane.
Sot është e vështirë të festohet sepse Shqipëria është në një situatë dramatike pas 7 vitesh. Qeveria Rama ka dhënë ndihmën më të ulët për qytetarët se san ë çdop vend tjetër në botë. Papunësia është rritur, të rinjtë po detyrohen të largohen dhe ky largim vjen si shkak i vendeve të punës dhe mungesës së shpresës.

Spitalet po shkojnë drejt kolapsit, punonjësit e shëndetëssisë tanë nuk po dorëzohen edhe pse qeveria nuk po i ndihmon. Mjekët dhe infermierët po luftojnë si heronj pavarësisht nga gjendja e rëndë. Qeveria nuk ka asnjë plan për të luftuar koronavirusin. Nuk ka ndjeshmëri që të sigurojë ndihmë për qytetarët. Gjëja e fundit që i intereson qeverisë janë qytetarët e Shqipërisë.

Pamë ngjarjen tragjike ku Klodian rasha u vra para shtëpisë së tij. Fjalët e të atit më prekën thellë. Jemi mësuar që ta shohim kryeministrin e papërgjegjshëm, duke komentuar edhe me komentatorët e rrjeteve sociale, por për këtë ngjarje heshti. Në kohën e kësaj ngajrje që ai është bashkëpërgjegjës, Rama ishte i zënë me shëtitje në SHBA.

Vetëm pas 3 ditësh ai u detyrua ta bëjë ministrin e Brednsëhm “mish për top”. Populli ynë e di mirë që “peshku qelbet nga koka”. Është përgjegjësia e policisë që në vend t’i shërbejnë qytetarëve, i dhunojnë ata. Dua të shpreh edhe njëherë ngushëllimet më të thella familjes edhe pse e di që s’ka fjalë që t’i ngushëllojë.

Dua të shpreh edhe krenarinë e madhe për rininë, që ashtu si para 30 viteve nuk qëndrojnë duarkryq para krimit shtetëror dhe nuk kanë frikë nga policia. S’ka më arsye për iluzione. Rama e deshi të gjithë tepsinë për vete, e mori dhe ja cilië shtë përfundimi. Ka ardhur koha për ndryshim. Rinia jonë meriton ndryshim, shpresë. Rama e ka mbushur kupën prej kohësh.

Ne, PD jemi gati dhe do të bëjmë gjithçka t’i jpim fund kësaj të kqe për Shqipërinë. Ne do të luftojmë për më shumë vende pune, për drejtësi, për ju qytetarët e Shqipërisë që doni ndryshim. Bashkë do ta largojmë Ramën, do të ëprveshim mëngët për ta rindërtuar vendin tonë”, tha Basha ndër të tjera.

SONDAZH

Ndalesën e parë të turit do e bëjë në Shqipëri!

Ursula Von der Leyen vizitë në Ballkan

Përgjigjet drejtori i “Hekurudha Shqiptare”

Kur do të udhëtojmë me tren nga Tirana në Durrës për 22 minuta?

“Si do të bëhet qarkullimi i automjeteve në fundjavë“

Plan masash për “Maratonën e Tiranës”

“Vota mund të bëhet e pavlefshme“

Votimi i emigrantëve në pikëpyetje? KQZ ngre alarmin!