MENU
klinika

"Nuk është zgjidhje"

Protesta/ Ambasadorët njëzëri: Të shmanget dhuna!

11.12.2020 - 19:26

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, ka reaguar për dhunën në protestën e të rinjve, pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Soreca shkruan se dhuna duhet të shmanget në çdo rast dhe nga të gjitha palët.

Ai shprehet i pikëlluar për ngjarjet e ditëve të fundit dhe shpreh ngushëllimet për familjen e Klodian Rashës.

“Shumë i pikëlluar nga ngjarjet e ditëve të fundit. Mendimet e mia janë me familjen e Klodian Rashës. Tani është thelbësore që kjo ngjarje tragjike të hetohet si duhet dhe të vendoset drejtësia, dhe shqetësimet e shprehura paqësisht të dëgjohen. Por dhuna duhet të shmanget në çdo rast, nga të gjitha palët”,- shkruan Soreca.