11.12.2020 - 22:10
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një fotografi, të policit të lënduar në protestë dhe që po trajtohet në QSUT.
Rama, në krah të fotove, shkruan ndër të tjera që |Zoti u ktheftë mendtë atyre që “kanë dy vjet e gjysmë që duan të djegin Shqipërinë”.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:
#TëShkuara❤️
dhe Zoti u ktheftë mendjen e humbur atyre që ngrenë dorë ndaj të tjerëve dhe dora e drejtësisë mos vonoftë, jo vetëm mbi policin që mori jetën e një njeriu, as vetëm mbi dhunuesit e policëve në krye të detyrës, po edhe mbi ata që kanë dy vjet e gjysëm që duan të djegin Shqipërinë🙏