“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Si mund të kurohet kanceri i gjirit tek gratë e reja në moshë?
Mjeku: Kanceri i gjirit eshte i rralle tek femrat e reja, 6% -7% e rasteve te reja diagnostikohen tek femrat nen 40 vjec. Risku i kancerit te gjirit rritet me moshen. Kanceri i gjirit eshte shkaktar i vdekjeve ne femrat nen moshen 40 vjec dhe diagnoza zakonisht nuk behet ne kohe. Zakonisht ecuria klinike e femrave te reja me kancer gjiri eshte me e keqe se tek femrat ne moshe te larte, edhe pas stadifikimit, percaktimit te subtipit, apo terapive intensive.
Mamografia eshte metoda me e shpeshte depistuese edhe pse me nje efektivitet me te paket per shkak te densitetit te larte te gjirit tek keto femra. Kanceri i gjirit tek femrat e reja ka me pak elemente biologjike,duke perfshire graden e larte histologjike, ki67, invazionin limfovaskular. Femrat e reja kane me shume mundesi te jene me subtipin triple-negative.
Percaktimi i mutacionit BRCA1/2 ka nje rol te vecante ne trajtimin e semundjes se hershme dhe te avancuar. Ne momentin e diagnoses MRI rezonanca magnetike e gjirit duhet te konsiderohet per femrat nen moshen 30 vjece, me densitet te larte te gjirit, ose mbartese te mutacionit BRCA1/2. Faktoret e riskut pershijne histori familiare ose histori te rrezatimit terapeutik te gjirit. Testimi gjenetik duhet te konsiderohet per menaxhimin e e hershem te pacientit.
TRAJTIMI
Vendimet persa i perket trajtimit jane nje zgjedhje ndermjet trajtimit lokal dhe atij sistemik, te drejtuar ne baze te profilit biologjik, stadifikimit, subtipit, te lidhura me moshen e re te pacientit, ne te gjitha stadet e semundjes. Mosha e re eshte nje risk per rekurrencen lokale dhe per kancerin e gjirit kontralaterale. Mastectomy nuk eshte e asociuar me mbijetesen tek femrat e reja dhe duhet te performohet vetem nese eshte e indikuar ose ne deshiren e pacientit.
Kanceri i gjirit i diagnostikuar gjate shatezanise eshte kompleks dhe me e mira eshte qe te trajtohet nen kujdesin e nje stafi multidisplinare. Shtatezania pas kancerit te gjirit nuk eshte e kunderindikuar por duhet te planifikohet me shume kujdes. Simptomat e menopauses, disfunksioni seksual, dhe problemet psikologjike kane nje impakt te rendesishem ne stilin e jetes.
Terapia endokrine adjuvante perfshin tamoxifen, ose supresionin e funksionit te ovarit OFS me tamoxifen ose nje inhibitor aromatase. Terapia sistemike adjuvante mund te shkaktoje infertilitet dhe menopause te hershme. Ky eshte shkaku me i madh i ankthit dhe problemeve psikologjike.
Gonadotrophin releasing hormone analogues GnRH, gjate kemioterapise adjuvante duhet te konsiderohet per mbrojtjen e ovarit.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.