Kombet e Bashkuara në Shqipëri kanë reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me vrasjen e 25-vjecarit Klodian Rasha nga policia. Përmes një postimi në facebook, Kombet e Bashkuara në Shqipëri i shprehin ngushëllimet e tyre të thella familjes së Klodian Rashës.
“Ne dënojmë vrasjen e një civili të paarmatosur nga forcat e rendit. E drejta për jetë dhe mbrojtja e jetëve njerëzore është kryesore në çdo kohë.
E mirëpritëm njoftimin nga autoritetet për një hetim. Kërkojmë që ky hetim të jetë i shpejtë, i pavarur dhe transparent.
E kuptojmë shqetësimin dhe zemërimin publik të shprehur nga njerëzit dhe bëjmë thirrje që protestat të jenë paqësore dhe të sigurta.” – thuhet ndër të tjera në postim.