Borussia Dortmund është turpëruar në shtëpi në javën e 11-të të Bundesligës, duke humbur 1-5 ndaj Stuttgart. Një humb që rëndon shumë, pasi verdhezinjtë mbeten në vendin e pestë, të distancuar nga kreu.
Ndonëse pjesa e parë përfundoi 1-1 dhe Dortmund u mendua se do të kthente në të dytën situatën në favorin e vet, ka ndodhur e kundërta. Miqtë kanë shënuar 4 gola, duke turpërua verdhezinjtë.
Për Dortmund mungonte Haaland, Hazard dhe Schmelzer, gjithsesi, nuk është justifikim për pretendentët e Bundesligës, që humbin terren ndaj rivalëve Bayern dhe Leipzig.
Pikërisht Leipzig ka marrë kreun e renditjes provizore, duke fituar 2-0 në shtëpi ndaj Werder Bremen. Të dy golat u shënuan në pjesën e parë, me Sabitzer dhe Olmo. Leipzig ndodhet 1 pikë para Bayern, që në orën 18:30 do të luajë në transfertë ndaj Union Berlin.