Mirëpo ashtu si dhe dje, policia nuk ka lejuar që gjendja të agravohet dhe i ka paraprirë sulmeve të qytetarëve me gaz lotsjellës dhe ka nxjerrë në rrugë makinat me ujë.
Rreth orës 19:00 filloi shpërndarja e turmës, duke mos qenë më si një trup i vetëm. Kjo e bëri më të lehtë për policinë, e cila përdori taktikën e ndjekjes “këmba këmbës” për t’i “dërguar në shtëpi” protestuesit.
Pati ndalime dhe shoqërime të shumta, shumica e të cilëve ishin të rinj. Shumë të mitur pretendonin para kamerave të medias se nuk kishin bërë asgjë dhe luteshin për ndihmë.
Nga ana tjetër, policia njoftoi se gjatë një përplasje afër zonës së Drejtorisë së Policisë, mbeti i plagosur në sy nga një kapsollë një efektiv policie. I dyti efektiv që plagoset në sy brenda katër ditëve.
Përveç qytetarëve të thjeshtë në protestë kishte dhe figura të njohura siç janë vëllezërit Budina. Stresi më herët paralajmëroi se do të jetë i pranishëm për të bërë të mundur rrëzimin e qeverisë, por nuk ia doli të jetë pjesë e protestës.
Ndërkohë protesta për vrasjen e Klodian Rashës u zhvilluan paralel dhe në disa qytete të tjera të vendit, si Elbasani, Durrës, Fier e Berat.