Një skrep që punonte në rrugën pranë fshatit Mursi, Bashkia Konispol ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë, ndërsa fatkeqësisht si pasojë e rrëzimit ka ndërruar jetë në vend drejtuesi i mjetit Pandeli Anagnosti, 55-vjeç. Policia dhe zjarrfiksja ndodhen në vendngjarje.
Sarandë
Më datë 13.12.2020, rreth orës 8:30, në vendin e quajtur “Sheret”, Konispol, duke levizur me makinë pune eskavator me kovën lartë, aksidentalisht mjeti ka rën në kontakt me telat e rrymës elektrike, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi shtetasi P. A., 55 vjeç banues në Finiq, Sarandë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.