MENU
klinika

Protesta e pestë për vrasjen e Klodian Rashës

Mbi dy orë tubim dhe marshim në rrugët e Tiranës!

13.12.2020 - 20:44

Mbi dy orë tubim dhe marshim! Për të pestën ditë me radhë, qytetarët në Tiranë kanë dalë në protestë për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rashës nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj. Protesta nisi në mënyrë paqësore në sheshin “Skënderbej” me thirrjet “Drejtësi për Klodianin”.

Policia bisedoi disa herë me protestuesit, duke i kërkuar atyre që të shpërndahen, pasi tubimet mbi 10 persona janë të paligjshme për shkak të pandemisë.

Më pas turma e protestuesve iu drejtua kryeministrisë. Edhe këtu nuk pati tensione.

Protestuesit më pas iu drejtuan Drejtorisë së Policisë së Tiranës, por në tentative per ta sulmuar u ndeshën me policinë. Disa të rinj qëlluan me gurë drejt uniformave blu. Në këto momente vjen reagimi duke i shpërndarë me ujë dhe gaz lotsjellës.

Disa persona që nuk u bindën u shoqëruan në polici. Më pas protestuesit iu drejtuan zonës së ish-bllokut, ku nuk munguan edhe thyerjet e tabelave dhe semaforëve.

Truma u rikthye sërish në sheshin “Skënderbej”, por disa të rinj tentuan të thyejnë barrikadën e vendosur në pemën e Krishtlindjes. Për të dytën herë policia hodhi sërish gaz lotsjellës.

Protestuesit u grumbulluan në disa grupe dhe më pas ata u shpërndanë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Rrahje në komisariate nga policë të veshur civilë”

Avokati i Popullit raport për protestat në Tiranë. Çfarë zbulon nga dëshmitë?