MENU
klinika

Balluku: Një gur kilometrik

Nis operimi në sektorin elektro-energjetik Shqipëri-Kosovë!

14.12.2020 - 11:25

Nga sot nis operimi në sektorin elektro-energjetik Shqipëri-Kosovë, një bashkëpunim midis dy shteteve.

Në takimin  mes dy vendeve morën pjesë kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Energjisë, Belinda Balluku, ndërsa në lidhje me skype ishin zyrtarët kosovarë.

Pala nga Kosova thanë se shpresojnë se do vazhdojnë me bashkëpunimin, pasi është një ditë shumë e shënuar, një ëndërr për të cilin është punuar gjatë.

Prej orës 00:00 ka nisur puna. Sot jemi në gjendje operative, kjo është vetëm nisja që i hap rrugë sistemit të energjisë”, thanë zyrtarët kosovarë

“Sot kemi vendosur një gur në sistemin energjetik në vend. Ky bashkëpunim, do të ndihmojë në balancimin energjetik mes dy vendeve.  Do ndalesha te benefitet, kemi nisur dhe kemi bere një punë të mirë që në 2016 sa i përket linjës me Kosovën. Shqipëria tashmë ka linja interksini të rëndësishme, na jep mundësi që ne te jemi jo thjesht një vend i bazuar në burimet e  rinovueshme, por na bën një fuqi eksportuese, dhe këtë e kemi kërkuar prej kohësh ta arrijmë”, tha Balluku.