MENU
klinika

Gjimnastikë

Rusi me pasaportë shqiptare merr medalje ari

14.12.2020 - 16:50

Shqipëria ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Europian të Gjimnastikës të zhvilluar në Turqi, kjo falë atletit me origjinë ruse, Matvei Petrov. Gjithsesi, ai tashmë garon prej disa vitesh për ngjyrat kuqezi.

Ai triumfoi në disiplinën e “kaluçit me doreza”, ku zuri vendin e parë dhe mori medaljen e artë. Një rezultat i papritur, si për sportistin, ashtu dhe për Shqipërinë. Petrov, 30 vjeç, u tërhoq nga sporti në vitin 2016, pasi nuk arriti të kualikohet për në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

Gjithsesi, pasioni për këtë sport dhe fakti se ndihej në formë bënë që ai t’i rikthehej disiplinës së “kaluçit me doreza”, këtë herë për të garuar për Shqipërinë. Ruso-shqiptari jeton në Pragë (Republika Çeke) pas Olimpiadës së Rios, ku punon si trajner në një palestër.

Aty ai u njoh me pronarin e palestrës, një shqiptar dhe nga këtu lindi ideja për të garuar për Shqipërinë, që u kurorëzua me një medalje të artë në europianin e gjimnastikës. “Kështu ka lindur historia ime me Shqipërinë”, – që ka marrë prej vitesh lejekalimin nga Rusia dhe është regjistruar e federuar nga Federata Shqiptare e Gjimnastikës, duke i sjellë vendit tonë një medalje të artë në Europian.