‘Vibe’ i solli në një projekt të përbashkët muzikor shumë vite më parë së bashku me 2po2. Tuna dhe Dafina, raporti i të cilave mori vëmendjen e gjithë mediave pasi vajzat e performonin këngën ndryshe në koncertet e tyre, duke lënë të kuptohej se diçka kishte ndodhur.
Megjithatë në vitin 2018 dy këngëtaret ndanë një foto së bashku në SHBA, duke lënë të kuptohej se problemet kishin mbetur pjesë e së shkuarës.
Vetë Dafina tregoi në ‘Nin’ disa muaj më parë se raporti me Tunën tanimë ishte shumë i mirë.
E pas gjithë ndryshimeve në jetën e tyre, duket se vajzat kanë vendosur të sjellin një tjetër projekt muzikor së bashku.
Burime për ‘News31’ kanë pohuar se Tuna dhe Dafina do të vijnë me një bashkëpunim vitin e ardhshëm, xhirimet e të cilit nuk kanë nisur ende, ndonëse kënga po regjistrohet në Prishtinë.
A do të kenë vajzat të njëjtin sukses si me ‘Vibe’ në epokën kur interneti nuk kishte të njëjtat zhvillime si sot?
Kjo mbetet për t’u parë.