MENU
klinika

Shpresa tek vaksina...

Gjermania hyn në bllokim total, mbyllen shkollat dhe bizneset

16.12.2020 - 09:13

Gjermania ka hyrë në bllokim total, duke mbyllur shkolla dhe biznese jo thelbësore si një masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Masat do të jenë në fuqi deri më 10 janar. Për festat e Krishtlindjes do të ketë një lehtësi shumë të lehtë të masave, ku do të lejohet që një familje të presë deri në katër persona anëtarë të ngushtë të familjes.

Gjermania shpresat tashmë i sheh vetëm tek vaksina, teksa shpreson që ta marrë brenda dhjetorit edhe pse është në dorë të BE.

Ditën e djeshme në Gjermani 952 persona humbën jetën nga Covid-19, ndërsa u shënuan 23,427 raste.