MENU
klinika

Ja sa vite burg rrezikon

Vrasja e Klodian Rashës, Prokuroria zbardh akuzën për policin

16.12.2020 - 12:01

Prokuroria e Tiranës ka zbardhur akuzën ndaj efektivit të policisë, Nevaldo Hajdaraj, i cili vrau me armë zjarri 25-vjeçarin Klodian Rasha.

Përmes një njoftimi zyrtar, Prokuroria ka lajmëruar se tashmë Nevaldo Hajdaraj do të akuzohet për “vrasje me dashje”.

Sipas tyre, filmimi i sekuestruar jep një tablo të qartë të vrasjes. Më tej njoftohet se arma e gjetur në pellgun e ujit, ka mbetur ende e paidentifikuar. Me ndryshimin e akuzës, polici Nevaldo Hajdaraj rrezikon deri në 20 vite burg, ndërsa me akuzën e parë “tejkalim i kushteve të vetëmbrojtjes” rrezikonte 7 vite burg.

Prokuroria ka sekuestruar pamjet filmike të subjekteve përreth vendit të ngjarjes, të cilat kanë zbardhur dinamikën e ngjarjes, ku bëhet me dije se polici Nevaldo Hajdaraj ka qëlluar ndërsa ka qenë i shtrirë. Një fakt që vërtetohet edhe nga dëshmia e kolegut të tij.

Në filmimet e siguruara nga Prokuroria duket se efektivi e ka qëlluar dy herë me armë Klodian Rashën, ndërsa ky i fundit po largohej me vrap.

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!