MENU
klinika

Ja çfarë ka ndryshuar...

Kreditet, jo më kriter për të kaluar vitin në Universitetin e Mjekësisë

16.12.2020 - 15:38

Pas diktatit të pandemisë që ka vënë në vështirësi jo pak studentët, IAL-të kanë menduar t’ua bëjnë edhe më të lehtë studentëve.

Universiteti i Mjekësisë ka vendosur të heqë kriterin e krediteve për të kaluar në vitin pasardhës, çka nënkupton se mospërmbushja e krediteve nuk penalizon asnjë të ri për t’u hedhur në vitin e dytë apo të tretë.

Provimet mund të jepen në sezonet e ndërmjetme brenda këtij viti akademik, pa pasur nevojë që studentët të përsërisin të gjithë vitin.

Senati Akademik i Universitetit të Tiranës vendosi të pezullojë kriteret e kalimit të studentëve në vitin pasardhës, të përcaktuara në nenin 53 ‘Kriteret e kalimit’ të rregullores së Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, për studentët që kanë frekuentuar vitin akademik 2019-2020 dhe nuk kanë marrë kreditet e nevojshme për të kaluar në vitin pasardhës”, citohet në vendimin e marrë vetëm një javë më parë.

Ky vendim do të jetë në fuqi vetëm për këtë vit të vështirë akademik. Ndërsa vendimet për bursat dhe përjashtimet nga tarifa e studimit do të merren shumë shpejt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!