Nuk është hera e parë, po kohët e fundit mungonte një i tillë. Japonezi Yuki Tsunoda është piloti i dytë i skuadrës Alpha Tauri Honda, që do të garojë sezonin e ardhshëm në Formula 1. Ai do të zërë vendin e rusit Daniil Kvyat dhe do të ketë si shok skuadre francezin Pierre Gasly.
Tsunoda, 20 vjeç, këtë vit u rendit i treti në botërorin e Formula 2, me 3 fitore dhe 7 podiume. Të martën, ai kreu testet përfundimtare me Alpha Tauri, që i dha të drejtën të garojë në Formula 1 sezonin e ardhshëm.
Tashmë kanë mbetur bosh vetëm 2 vende për sa i përket sezonit të ri. Ende nuk dihet piloti i dytë te Mercedes, makinë ku është konfirmuar vetëm Valtteri Bottas. Ndërkohë që mungon edhe piloti i dytë te Red Bull, ku i konfirmuar është Max Verstappen.
裕毅、F1グリッドへようこそ!🇯🇵
Welcome to the grid, Yuki! #F1 @yukitsunoda07 @AlphaTauriF1 pic.twitter.com/Hv3T9caTpF
— Formula 1 (@F1) December 16, 2020
Pas Charles Leclerc, që garon në Formula 1 me Ferrarin edhe vëllai i tij më i vogël, Arthur, po ndjek të njëjtën rrugë. Piloti 20-vjeçar monogask, anëtar i Akademisë Ferrari, do të garojë sezonin e ardhshëm në Formula 3 me makinën italiane Prema.
Bëhet fjalë për të njëjtën makinë me të cilën ka garuar sezonet e fundit edhe Mick Schumacher, gjithashtu pjesë e Akademisë Ferrari. Për Arthur Leclerc ky do të jetë sezoni i katërt në pistë, pasi e ka nisur karrierën e tij që në vitin 2018 në Formula 4, në garat e kampionatit francez.
Vitin 2019 ai ka garuar në kampionatin gjerman, duke u klasikuar i treti. Ndërsa këtë vit ai arriti 6 tore dhe 8 “pole”, duke u klasifikuar i dyti. Arthur Leclerc ka kryer më herët disa teste me makinën Prema, me të cilën do të garojë vitin tjetër.