Kur kemi probleme me fytin, zakonisht hamë shumë pasi e kemi të lënduar fytin, por disa ushqime janë shumë të rëndësishme pasi lehtësojnë dhimbjet, zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë sistemin imunitar gjithashtu.
Më poshtë dot lexoni për 8 ushqimet më të mira kundra fytit të acaruar: ato janë të gjitha qetësuese, të lehta për t’u përtypur dhe të pasura në nutrientë.
Kasatat me fruta
Ato ofrojnë një lehtësim të menjëhershëm. Zgjidhni brande me fruta natyrale dhe jo ngjyrues e shije artificiale. Në këtë mënyrë, përveçse shmangni sheqernat e shtuara merni edhe antioksidantë. Ju mund t’i përgatisni edhe vetë në shtëpi duke blerë disa forma dhe duke krijuar kasata me fruta si boronicat, kivi, shega apo dhe perime si spinaqi e domatet. Lëngu i qershive është gjithashtu një përbërës i zgjuar pasi lehtëson inflamacionin dhe ju ndihmon të qetësoheni falë melatoninës.
Supë me hudhër, shafran Indie dhe piper të zi
Supa e ngrohtë është shumë komode dhe avulli ndihmon në lehtësimin e kongjestionit kur jeni të bllokuar. Gjithashtu supat me perime sigurojnë nutrientë e antioksidantë dhe janë një mënyrë e mirë për të shtuar përbërës si hudhra e cila është inflamatore, antivirale e antibakteriale, apo shafrani i Indisë i cili lufton inflamacionin falë prezencës së kurkuminës. Kurkumina funksionon më mirë në prani të piperinës e cila gjendet tek piperi i zi, kështu që mos e harroni dhe këtë të fundit.
Pure patatesh të ëmbla me kanellë
Patatet e ëmbla forcojnë imunitetin në dy mënyra: përmes vitaminës A dhe vitaminës C. Ato përmbajnë gjithashu inflamatorë e antioksidantë që focojnë imunitetin dhe duke i shtypur në formë pureje, qetësoni fytin e lënduar. Kanella shton shijen, por gjithashtu është një burim antioksidantësh dhe forcon imunitetin duke e mbrojtur nga viruset, bakteret dhe kërpudhat.
Çaj kamomili me limon
Çaji i kamomilit ka përbërës anti-inflamatorë, gjithashtu na ndihmon të bëjmë një gjumë të mirë i cili është thelbësor kur jemi të sëmurë. Nëse keni kollë, benefitet antispasmatike të kamomilit mund t’ju qetësojnë. Shtoni pak limon të freskët për një bonus vitamine C dhe antioksidantësh.
Xhinxher
Xhinxheri i freskët është një anti-inflamator i fuqishëm. Gjithashtu lufton të përzierat, forcon imunitetin, dhe ka veti anti-virale e antibakteriale. Qërojeni, grijeni imët dhe përdoreni tek kasatat me fruta, çaji me mjaltë, tërshëra, patatet e shtypura ose smoothiet.
Mjalti
Nëse fyti juaj i acaruar shoqërohet me kollë, mjalti mund t’ju vijë gjithashtu në ndihmë. Jo vetëm që ka veti antibakteriale dhe anti-inflamatore, por ka dhënë provat edhe si një medikament kundër kollës. Zgjidhni mjaltë organik ose mjaltë Manuka me origjinë nga Zelanda e Re, i cili sipas një studimi, ndalon riprodhimin e virusit të gripit. Përdoreni në çajra, tërshërë, pure patatesh, smoothie etj.
Tërshërë me banane të shtypura
Antioksidantët dhe magnezi që gjenden tek tërshëra ndihmojnë në uljen e inflamacionit kurse zinku përshpejton procesin e shërimit dhe forcon imunitetin. Tërshëra gjithashtu është e lehtë për t’u tretur dhe ashtu si supa, krijon një bazë ku mund të përdorni përbërës të ndryshëm të shëndetshëm. Në këtë rast, do të përdorim bananet e shtypura të pasura me vitaminë C dhe antioksidantë. Gjithashtu mund të shtoni pak mjaltë, xhinxher e kanellë. Hajeni të ngrohtë, të përizer me ujë të nxehtë ose lëreni gjithë natën të zhytur në qumësht bajamesh me fruta dhe erëza e konsumojeni në mëngjes.
Smoothie-t
Një smoothie mund të kthehet lehtësisht në një vakt të plotë dhe të sigurojë proteina të shëndetshme, yndyra të mira dhe karbohidrate, vitamina, minerale e antioksidantë. Nëse keni mungesë oreksi, një smoothie ose dy në ditë ju ndihmojnë për të marrë nutrientët e duhur dhe qetësojnë fytin e acaruar: përdorni proteina pluhur, gjalpë bajmesh ose avokado, qumësht bajamesh ose ujë, fruta të ngrira, xhinxher, shafran Indie, piper të zi.