MENU
klinika

“Është përgjegjësi e madhe"

U emërua Ministre e Bujqësisë/ Milva Ekonomi: Pres presidentin

17.12.2020 - 10:34

Ministrja e re e Bujqësisë e sapoemëruar nga kryeministri Edi Rama, Milva Ekonomi ka folur për detyrën e re para nisjes së seancës plenare.

Ekonomi tha në një prononcim të shkurtër për mediat se është një përgjegjësi e madhe, por evidentoi reformën në mbështetje të fermerëve.

Sa i përket dekretimit nga Presidenti i Republikës ajo tha se është detyrë e tij dhe se ajo pret.

“Natyrisht që është përgjegjësi e madhe, besoj që më duhet bashkëpunim, më duhet të kuptoj, më duhet më shumë siguri.
Aty ne kemi bashkëpunim shumë të mirë me BE-në sepse IPARD-i ka treguar gjithmonë këtë gjë dhe e dyta që kemi shumë të mirë është që ne sapo kemi filluar një reformë, një mbështetje për të gjithë fermerët nëpërmjet mbështetjes për uljen e të gjitha barrierave fiskale dhe procedurale për naftën. Kështu ka 2 gjëra të mira përpara. Kjo është detyrë e presidentit unë pres”, tha Ekonomi.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!