MENU
klinika

Deklarata

Gjonaj: Do shkurtojmë afatet e shërbimeve në ZRPP

18.10.2018 - 11:24

Në interpelancën e kërkuar përmes platformës së bashkëqeverisjes të një grupi përfaqësuesish nga sektori bankar, noterëve dhe ndërtuesve, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj premtoi shkurtim të afateve në dhënien e shërbimeve nga Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Gjonaj tha se pranë ZRPP-ve ka fluks të madh kërkesash, që pritet të zgjidhen me shtimin e punonjësve, por edhe ofrimin online të shumë prej tyre.


Qëllimi ynë kryesor është përmirësimi i shërbimit ndaj komunitetit, qytetarëve dhe target grupeve të caktuara. Këtë po e bëjmë që shumë prej shërbimeve që ofrohen nga ZRPP të ofrohen në mënyrë elektronike, janë 51 shërbime që ofrohen në mënyrë të tillë. Që të mos shkoni gjithmonë në zyrat e hipotekave, ne po mendojmë si të shkurtojmë afatet e shërbimeve të ndryshme nga ZRPP.

Unë si Koordinatore Kombëtare e Antikorrupsionit kam urdhëruar inspektime në mënyrë të vazhdueshme që të mos ketë selektivitet në kohën e shërbimet si dhe të respektohen afatet ligjore për ofrimin e shërbimeve. Ne do iu përgjigjemi me forma të reja të gjitha këtyre kërkesave, që seklektiviteti i rasteve që kanë kërkesa të mos bëhet nga punonjësit e hipotekës, të mundet të përballojmë kërkesat e qytetarëve me një shërbim cilësor. Profesionalizmi ndikon drejtpërdrejt në shërbim, prandaj edhe do të kemi trajnime të vazhdueshme për punonjësit”,– u shpreh Gjonaj.

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin