MENU
klinika

Konsiderohen rrezik fiskal

Kredia e Bankës Botërore do të monitorojë kontratat!

18.12.2020 - 09:51

Banka Botërore ka miratuar së fundmi një kredi prej 80 milionë dollarësh, nëpërmjet së cilës do të ndihmojë Shqipërinë që të forcojë transparencën dhe qëndrueshmërinë e fiskale.

Sipas përshkrimit të projektit shihet se një pjesë e kësaj huaje do të shkojë për forcimin e kontrollit dhe transparencës së kontratave koncesionare me Partneritet Publik -Privat, të cilat konsiderohen si një ndër rreziqet kryesore fiskale të vendit, shkruan Monitor.K

Procesi i përzgjedhjes i deformuar

Banka Botërore këshilloi që të forcohet procesi i përzgjedhjes së kontratave koncesionare. Për shembull, në periudhën 2012-2018, gati 75 për qind e kontratave të nënshkruara u iniciuan nga propozime të pakërkuara nga bizneset, në vend që këto të inicioheshin nga Qeveria. Kjo praktikë ka bërë që një sërë projektesh të integrohen dobët me strategjitë e përgjithshme sektoriale të qeverisë shqiptare, vë në dukje Banka. Për pasojë PPP-të nuk iu nënshtruan plotësisht procedurave konkurruese të tenderimit dhe kjo ka  vënë rrezik objektivin për maksimizuar vlerën e parave publike

PPP nuk monitorohen sistematikisht

Banka Botërore vë në dukje se kontratat ekzistuese me PPP nuk janë monitoruar sistematikisht dhe informacioni mbi përformancën e tyre mungon. Banka rekomandon krijimin e një kornize të centralizuar dhe gjithëpërfshirëse të monitorimit të portofolit ekzistues i PPP, duke mundësuar:

1-) Ministrinë e Financave  të menaxhojë më mirë rreziqet fiskale të PPP-ve dhe të mbrojë arritjen e synimeve fiskale.

2-) Autoritetet duhet të nxjerrin mësime nga projektet e dobëta.

3-) Qeveria duhet të informojë në mënyrë proaktive dhe transparente publikun në lidhje me përformancën e PPP-ve të saj, duke rritur besimin e tregjeve në stabilitetin makro-fiskal të Shqipërisë.

Rekomandohet ligj i ri

Nisur nga këto dobësi Banka Botërore do të mbështesë financiarisht një reformë për të forcuar përzgjedhjen dhe monitorimin  PPP-vë në  Shqipëri. Ky veprim mbështet në miratimin e një ligji gjithëpërfshirës për PPP-te, duke vendosur një sërë masash që forcojnë procesin e menaxhimit të kontratave. Ky ndryshim kufizon përdorimin e propozimeve të pakërkuara në një grup të kufizuar sektorësh komplekse teknologjikisht.

Autoritetet kontraktuese qeveritare duhet të punësojnë ekspertë të huaj për të vlerësuar propozimet e pakërkuara. Roli i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si roje në procesin e përzgjedhjes së PPP-ve duhet të forcohet.