MENU
klinika

“Të sigurohen ngrirësat me azot të lëngshëm për vaksinën"

Thirrja e Panaritit: Urgjent të investohet, përndryshe do të…

18.12.2020 - 10:48

Ndërkohë që në botë ka filluar të bëhet vaksina anti-covid, në Shqipëri bëhet thirrje per të siguruar kushtet e ruajtjes se vaksinës kur ajo të vije. Shefi i Kabinetit të Presidentit, Edmond Panariti ka bërë një thirrje urgjente për investime në ruajtjen dhe shpërndarjen e vaksinës, përndryshe thotë ai, do të dështojmë.

Në një status në Facebook, Panariti thotë se kërkohet urgjent një zinxhir ftohës, ruajtje dhe shpërndarje që ende nuk e kemi.

“Prandaj sa më parë të sigurohen ngrirësat me azot të lëngët për ta ruajtur  vaksinën sapo të zbresë nga avioni si dhe termuset speciale ngrirës për vaksinatorët që do vaksinojmë popullatën.. Padyshim edhe Autofrigoriferë për ta shpërndarë në gjithë vendin! Sepse vaksinat nuk mbahen nëpër çanta dhe xhepa”, thuhet në reagimin e Panaritit.

Reagimi i plote i Edmont Panaritit

Urgjent! Që tani duhet investuar për ruajtjen dhe shpërndarjen e vaksinës anti covid, para se ajo të vijë përndryshe do dështojmë!

Vaksinat janë shumë delikate, prishen shpejt dhe duhen ruajtur në temperatura shumë të ulëta.

Pjesa më e madhe e vaksinave anti covid, si Pfizer dhe Moderna janë vaksina ARN.

Nëse nuk ruhen dhe shpërndahen në temperaturën e duhur, prishen dhe duhen flakur.

Kërkohet pra urgjent një zinxhir ftohës, ruajtje dhe shpërndarje që ende nuk e kemi.

Prandaj sa më parë të sigurohen ngrirësat me azot të lëngët për ta ruajtur  vaksinën sapo të zbresë nga avioni si dhe termuset speciale ngrirës për vaksinatorët që do vaksinojmë popullatën.. Padyshim edhe Autofrigoriferë për ta shpërndarë në gjithë vendin!

Sepse vaksinat nuk mbahen nëpër çanta dhe xhepa!

Mjaft të kujtojmë se Vaksina Pfizer duhet ruajtur dhe shpërndarë në – 70 gradë celsius, ndërsa Moderna në – 20 gradë.

Dhe kjo nuk është e lehtë!

Mendoni pak, edhe për vaksinën e gripit që ruhet në intervalin 2-8 gradë firot nga mos respektimi i ftohjes shkojnë në 25 % sipas një studimi të vitit 2019.

Po për vaksinat që kërkojnë ftohje në – 70 gradë?

Nga ana tjetër disa vaksina si ajo e Pfizer, kërkojnë dy doza në interval dy javor për të garantuar efektshmërinë.

Pra njerëzit pas dozës së parë duhet ti regjistrosh dhe gjurmosh për dozën e dytë.. Përndryshe do dështosh!

Pra duhet investim, veprim dhe organizim dhe jo retorikë boshe!

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!