MENU
klinika

Ja çarë shkruajnë mediet italiane

Vrasja e çiftit vlonjat/ Ky detaj ka vënë në dyshim hetuesit

18.12.2020 - 11:55

Prokuroria e Firences i ka hedhur sytë dhe veprimet hetimore tek disa apartamente dhe vila përreth Scandicci dhe në zonën ku çifti Pasho nga Vlora, mund të jenë mbajtur të lidhur para se të vriteshin dhe copëtoheshin, shkruajnë sot mediat italiane.

Për momentin nuk ka asnjë element apo provë që e vendos përkohësisht djalin e çiftit si të akuzuar për krimin, apo të lidhur me ngjarjen.

Vëmendja e hetuesve ishte përqendruar së fundmi në një apartament në rrugën Pantano, jo shumë larg burgut Sollicciano. Në këtë apartament Taulanti jetonte me të dashurën e tij Elona, ​​deri kur u zhduk pa gjurmë.

Pikërisht në ato katër mure dhe në një bodrum të marrë me qira nga Elona, mund të jetë çelësi për zgjidhjen e enigmës, mendojnë hetuesit.

Gjatë qëndrimit të tyre në zonë, Taulanti dhe Elona ishin shpesh në qendër të akuzave dhe denoncimit të fqinjëve për erën e keqe që vinte nga garazhi dhe banesa.

Një detaj që, ditët e fundit, kishte çuar në hipotezën se trupat ishin fshehur fillimisht këtu.

Megjithatë, fqinjët, e mohojnë kategorikisht.

“Era vinte vetëm nga qentë”, shpjegojnë ata.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!