MENU
klinika

Zbardhet dëshmia e autorit

Vrasja në Berat, 41 vjeçari u qëllua me 27 plumba

18.12.2020 - 12:16

Ajet Guneli, 41 vjeçari që u qëllua për vdekje dje në fshatin Goraj të Beratit, pak ditë më parë ishte kthyer nga Anglia ku jetonte bashkë me familjen për të mbyllur disa dokumenta që kishte në vendlindje.

Guneli i kishte dhënë me qira një stallë derrash 44 vjeçarit Vangjel Polovina, dhe pasi ishte kthyer nga Anglia i kishte kërkuar këtij të fundit t’i jepte lekët e qerasë sepse nuk e kishte paguar. Mirëpo, autori thotë se duke qenë se nuk kishte para në gjendje, i kishte dhënë mish derri.

Ai ka treguar dhe momentin kur ka qëlluar me kallashnikov mbi viktimën. Nga ekspertiza mjeko-ligjore ka dalë se Vangjel Polovina ka qëlluar 27 herë dhe 20 plumba kanë kapur Ajet Gunelin, duke e lënë të vdekur në vend.

Dëshmia e autorit, Vangjel Polovina:

Unë i kisha marrë me qira Ajetit një stallë derrash në fshatin Perondi, ku edhe jetoj. Deri në vitin 2019 i kisha paguar rregullisht të gjitha detyrimet e qirasë, dritave dhe ujit të kësaj godine. Në vitin 2020 isha vonuar në disa muaj pagesash dhe kur erdhi Ajeti nga Aglia disa javë më parë më kërkoi të takoheshim. U takuam dhe pasi i thashë që nuk kisha lekë gjendje për ta paguar, ramë dakord që borxhin në lekë ta likujdoja me mish derri.

Dy ditë para vrasjes, i kam dhënë Ajetit 46 kg mish, që korrespondonin në vlerë lekësh me borxhin që i kisha mbetur për 2 muaj e gjysëm qira. Unë mendova se u likujduar por Ajeti më mori në telefon një ditë më vonë, dmth natën para vrasjes. Unë nuk e kisha ndjerë telefonin dhe kur u zgjova në mëngjes e pashë që më kishte telefonuar dhe e mora mbrapsht. Sapo ma hapi telefonin, pa më lënë as ta përshëndes më ka sharë dhe më tha; “do të vras, do të heq qafe”. Në këtë moment,kam hipur në mjetin tim furgon dhe në sedilen e pasagjerit vendosa kallashnikovin. Vajta tek lokali ku ai pinte kafen dhe pa zbritur nga makina i thirra për t’u afruar.

Ajeti, sapo më pa, më erdhi drejt me vrap duke më sharë dhe me një karrige në dorë për të më qëlluar, pa e ditur se unë kisha armë me vete. Në këtë moment, kam dalë jashtë me armën në dorë dhe kam qëlluar një herë në ajër për t’u shpërndarë personat e tjerë që ndodheshin në lokal. Ajeti filloi të bridhte me vrap dhe u rrëzua në tokë. Aty kam filluar të gjuaj me breshëri në drejtim të tij dhe pasi shkreha 1 karikator të tërë kallashnikovi dhe më pas u largova me furgon nga vendngjarja.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier