Ministria e Arsimit Evis Kushi ka lajmëruar se kur do të fillojë shkolla pas pushimeve dimërore.
Lajmin e ka bërë të ditur gjatë vizitës së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në bashkinë e Pustecit.
Ajo tha se pas pushimeve të fundvitit shkolla do të rifillojë në datën 11 janar të vitit 2021.
“Në bashkëpunim me Komitetin e Ekspertëve kemi vendosur që pas pushimeve të fundvitit shkolla të nisë në datën 11 janar dhe jo në 4, siç parashikonte urdhri i mëparshëm”,- tha Kushi.
Aktualisht mësimi në shkolla po vijon të jetë i alternuar, pasi nxënësit zhvillojnë mësim online dhe në shkollë.
Ndërkohë që studentët e universiteteve po vijojnë akoma të zhvillojnë online procesin mësimor.