MENU
klinika

“Të kuptojmë çfarë duhet të bëjmë që kurrë të mos përsëritet...”

Rama flet për protestat në prezantimin e ministrit të ri të Brendshëm

18.12.2020 - 16:30

Kryeministri Edi Rama ishte sot në ambientet e Ministrisë së Brendshme, ku do bëhet kalimi i stafetës nga Sandër Lleshaj, tek ministri i ri Bledi Çuçi.

“Në krye të dikasterit qendror të punëve të brendshme, kemi shënuar shumë arritje, po ku edhe më shumë ka për të bërë”, theksoi Rama.

Sipas shefit te qeverise, Sandër Lleshaj, “meriton mirënjohjen e respektin tonë për përkushtimin, profesionalizmin e qytetarinë në kryerjen e detyrës, padyshim edhe për dorëheqjen e tij shembullore, ndërsa ministri Bledi Çuçi meriton besimin e mbështetjen tonë, për ta çuar më tej punën e mirë që vazhdon.”

Rama kishte dhe nje mesazh per protestat, pas atyre qe u nxiten nga vrasja e Klodian Rashes, nga nje efektiv Policie.

Rama theksoi se qeveria e shoqeria duhet te kuptoje se cfare duhet bere qe te mos perseriten me shfaqje te tilla ekstreme sic i quajti.

“Dua ta nis me fundin, jo me zanafillën, për të shkuar edhe tek zanafilla. Kam parasysh shpërthimin e një proteste goxha të vecantë në llojin e vet, e cila duhet të na bëjmë të reflektojmë përtej faktit fatkeq se përfshirja për herë të parë në historinë tonë për të luftuar brenda vetes për qëllime të caktuara një fakt tejet fatkeq, por sidoqoftë domethënës jo vetëm për të kuptuar natyrën e agresionit ndaj policisë së Shtetit, i frymëzuar, nxitur, organizuar, sistematik për vite e vite me radhë, por edhe për të kuptuar përtej kësaj.

Për të kuptuar çfarë ne, qeveria, shoqëria, policia, duhet të bëjmë që kurrë më të mos përsëritet një shfaqje e tillë ekstreme, ku fëmijet janë mish për top për organizata a terroriste, ekstremiste, për organizata me synime ekstreme që nuk ndalen në përdorimin e mjeteve ekstreme.

Protestat jane të pashmangshme, por janë edhe të dobishme. Qeveria, edhe më e mira në botë nëse ka ekzistuar nuk është dot e pagabueshme, as nuk i zgjidh dot hallet e një shoqërie. Ne vetë padiskutim që jemi larg së qenit të pagabueshëm. Por mund ta them se gabimin e mosrespektimit të protestës qytetare ne nuk e kemi bërë asnjëherë. Jam krenar, se në këto 7 vite e pak qeveria jo vetëm e ka dëgjuar gjithnjë zërin e protestuesve, por jo në pak raste ka reflektuar dhe ka ndryshuar qasje, apo qëndrim, në lidhje me një cështje të caktuar përballë arsyes së protestuesve.

Kjo nuk është shumë, por nuk është as pak”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Pse Lleshaj nuk i shërbente me Kryeministrit?"

Gjekmarkaj: Ministri i Brendshëm do jetë vegël 100% e Ramës

Kur “Zëri i Popullit”, ‘kryqëzonte’ kryeredaktorin

“Pse e pranove në shtëpi djalin dhe nusen… vajzën e armikut”

Ja kush e zëvendëson në Ministrinë e Buqësisë

Rama emëron Bledi Çuçin ministër të Brendshëm!