MENU
klinika

Rama e kundërshton: Ka ardhur pa …

“Do shkoj mirë me Çuçin sepse ka ardhur pa dëshirën e tij”

18.12.2020 - 17:24

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka prezantuar këtë të premte ministrin e ri të Mbrojtjes, Bledi Çuçin.

I pranishëm në prezantim ishte edhe ish ministri Sandër Lleshaj, kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe kreu i Gardës, Gramoz Sako.

Lleshaj në fjalën e tij në këtë prezantim tha se ishte një udhëtim dinamik dhe shumë i ngarkuar, gjë e cila ka provuar se institucionet e shtetit funksionojnë si duhet sipas Lleshaj.

Në lidhje me protestat që u zhvilluan për vrasjen e Klodian Rashës, Lleshaj foli shumë pak duke thënë se protestat nuk drejtohen kurrë kundër shtetit.

Sandër Lleshaj : Po e mbyllim pas dy vjetësh një udhëtim po të njëjtën sallë dhe më të njëjtët persona, ka qenë një udhëtim dinamik, 2 vite shumë të ngarkuara, së pari me një lloj ethe të madhe politike, pastaj dhe dinamikë me tentonikë dhe pandemike, të cilat na kanë provuar që institucionet e shtetit funksionojnë. 2019 ishte sfida e madhe. Protestat nuk drejtohen kurrë kundër shtetit, sot jemi vetëm një brez i përkohshëm që e administrojmë këtë shtet, ndihem mirë që së bashku kemi arritur që ato sulme që u drejtuan kundër shtetit ti përballojmë në mënyrë profesionale.

Kemi ngritur kapacitete që i kanë munguar Policisë së Shtëtit. Kemi bërë lëvizje të mëdha me Akademinë e Sigurisë. Ka shumëçka që është bërë dhe besoj se sot nuk është koha e një bilanci po për të gjithë ata që kanë kontribuar. Së pari, falenderoj Kryeministrin edhe pse nuk më njihte aq mirë, dua ta falenderoj me shpresën që është i plotësuar dhe i zhgënjyer.

Falenderoj çdo punonjës të policisë së shtetit. Besoj se është bërë një zgjedhje e mirë me pasardhësin dhe është pak me merak.

Ish ministri ka edhe një këshillë për t’i dhënë ministrit të ri të brendshëm:

“Do të doja të jepja një këshillë për pasardhësin tim: Në qoftë se pasardhësi vjen në atë post pa dëshirën e tij, që vdes për tu bërë ministër nuk do kisha ndonjë këshillë sepse jam i bindur që do të shkoj mirë puna. Do shkoj mirë me Bled Çuçin sepse ka ardhur pa dëshirën e tij. Jam i lumtur që ka ardhur Bled Çuçi sepse vjen për të shërbyer, i uroj suksese dhe punë të mbarë, në këtë front jashtëzakonisht jetik”.

Rama e ka kundërshtuar duke theksuar se Çuçi ka marrë këtë detyrë pa dijeninë e tij por me një dëshirë të madhe.

Rama: Ka ardhur pa dijeninë e tij, jo pa dëshirën, nuk ka pasur mundësi ta thotë sa dëshirë e ka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Klodian Rasha humbi jetën jo aksidentalisht”

Rama: Rrethanat e ngjarjes janë zbardhur dhe…

“Të kuptojmë çfarë duhet të bëjmë që kurrë të mos përsëritet...”

Rama flet për protestat në prezantimin e ministrit të ri të Brendshëm