MENU
klinika

Si do të sigurohet transporti për zonat e largëta?

VOA: Shtetet e Bashkuara zgjerojnë shpërndarjen e vaksinave

18.12.2020 - 17:54

Shtetet e Bashkuara po zgjerojnë përhapjen e vaksinave të sapomiratuara për COVID-19 në qindra pika shpërndarjeje ku mijëra punonjës të kujdesit shëndetësor pritet të vaksinohen.

Gati 1 mijë doza të vaksinës Pfizer-BioNTech COVID-19 kanë mbërritur në Spitalin Metodist të Universitetit të Indianës në Indianapolis.

“Është emocionuese. Kjo është drita në fund të tunelit,” thotë Tate Trujillo, drejtori i farmacisë së spitalit. Por procesi i vaksinimit paraqet sfida, thotë ai:

“Në gjendjen aktuale, me rritje të rasteve të COVID-it, rritje të numrit të pacientëve, personelin e lodhur dhe me shtimin e këtij procesi, është sfiduese. Të gjithë janë të ngarkuar në maksimum. Dhe duhet të sigurohemi që t’i bëjmë gjërat siç duhet. Duke qenë se vaksina e kompanisë Pfizer ka një kohëzgjatje shumë të kufizuar në temperaturë normale, shpejtësia është kritike”.

Dr. Steven Roumpf ishte një nga të parët në spital që u vaksinua.

“Kemi kaluar nëntë muaj të gjatë. Ishte një privilegj dhe nder të isha në vijën e parë të frontit dhe të kujdesesha për njerëzit,” thotë mjeku.

COVID-19 ka shkaktuar vdekjen e mbi 310,000 njerëzve në Shtetet e Bashkuara dhe ka infektuar më shumë se 17 milionë, duke mbingarkuar sistemin e kujdesit shëndetësor, duke shkaktuar pasoja ekonomike humbjen e vendit të punës për miliona vetë.

Vaksina është hapi i parë drejt rimëkëmbjes, thonë ekspertët mjekësorë.

“Jemi vërtet shumë të entuziazmuar nga efektiviteti dhe siguria e kësaj vaksine. Dhe mendoj se me shtimin e numrit të amerikanëve dhe njerëz në gjithë botën që vaksinohen, pandemia do të dobësohet”, thotë Dr. Bill Petri, Profesor i Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Virxhinias.

Por ka pasur disa raste reaksioni alergjike ndaj vaksinës, përfshirë disa në Britani dhe një të enjten në Alaskë. Ka pasur gjithashtu vështirësi për shpërndarjen e vaksinës në zona të largëta në të gjithë botën për shkak të nevojës për të mbajtur dozat në temperature shumë të ulëta.

Dr. Burak Kazaz, ekspert i zinxhirit të furnizimit, shpjegon:

“Për qytetet metropolitane në Afrikë, masat logjistike që kemi marrë për tregun amerikan nuk ndryshojnë. Sidoqoftë, për zonat e largëta, mund të jetë mjaft sfiduese, dhe mund të na duhet të përdorim për shembull, teknologjitë e dronëve për të shpërndarë në periudha kaq të shkurtra kohore këto vaksina.”

Ndërkohë të enjten, numri i rasteve në të gjithë botën ka tejkaluar 74.6 milionë sipas përllogaritjeve të Universitetit Johns Hopkins./VOA/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dy shtysat kryesore

Koronavirus po forcon euron?


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!