MENU
klinika

Nga Enver Robelli

Një xhami kundër gjuhës shqipe!

18.12.2020 - 18:40

Si po e fyejnë gjuhën shqipe përgjegjësit e një xhamie në Langenthal të Zvicrës…

Në profilin e Facebookut të xhamisë së qytezës së Langenthalit në Zvicër, shqiptarëve të besimit mysliman u jepen këshilla për të mos përdorur gjuhën shqipe.

Tingëllon absurde, por kështu është. Ja disa nga porositë dhe këshillat që shefat e kësaj xhamie u japin shqiptarëve përmes Facebookut: «Mos thuaj ‹Shum bukur› thuaj ‹Masha ‘Allah›», «Mos thuaj ‹Përshëndetje› thuaj ‹Selamun Alejkum›», «Mos thuaj ‹Wow› thuaj ‹Subhan ‘Allah›», «Mos thuaj ‹Do e bëj› thuaj ‹In shaa Allah›», «Mos thuaj ‹Mir jam› thuaj ‹Elhamdululah›». (Gabimet drejtshkrimore janë të përgjegjësve të xhamisë).

Imami i kësaj xhamie Besim Nuzi e bart para emrit titullin doktor, pra s’kemi të bëjmë me një analfabet që nuk ia di rëndësinë gjuhës amtare.

Në webfaqen e xhamisë ky imam në gjermanisht prezantohet kështu: «Përherë punojmë në projekte të ndryshme – më së shpeshti për të arritur më të mirën për klientët tanë». Si është e mundur që një dinjitar fetar t’i shohë besimtarët si klientë?

Më tutje imam Nuzi shkruan: «Herë pas here ne eksperimentojmë me koncepte dhe ide krejtësisht të reja». Me gjasë pjesë e këtij eksperimenti është edhe thirrja që shqiptarët të mos përdorin gjuhën e tyre amtare, por të shërbehen me fjalë arabe.

Si në profilin e xhamisë në Facebook ashtu edhe në webfaqen e xhamisë nuk mund të gjendet një fotografi e ndonjë figure kombëtare shqiptare.

Çfarë dëmi do të shkaktohej nëse një institucion fetar do të postonte një vjershë të Naim Frashërit apo të vendoste një fotografi të tij? Apo të Hasan Tahsinit? Vehbi Dibrës? Idriz Gjilanit?

Injoro rilindasit dhe kërko nga besimtarët të harrojnë gjuhën e tyre dhe të përdorin gjuhën arabe. Për çka? Për shkombëtarizim, natyrisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


1913/ “Krimin do ta kryente një spiun shqiptar”

Ngriti flamurin e Shqipërisë/ Planet serbe për të vrarë priftin


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!