MENU
klinika

Deklarata e kreut të organizatës

OBSH: Kombet më të varfra do t’i marrin vaksinat në gjysmën e parë të 2021

19.12.2020 - 10:12

Në një kohë që Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Kanadaja dhe Rusia kanë filluar me vaksinimin e qytetarëve më të rrezikuar nga pandemia dhe shumica e vendeve të pasuara kanë blerë ato dhe janë vetëm në pritjeje të miratimit të tyre nga agjencitë rregullatorë të medikamenteve, me shqetësim ngelet si do të veprojnë vendet  me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Në një deklaratë ditën e djeshme kreu i OBSH, Tedros Adamos Ghebreyesus, tha se këto vendet do ti marrin vaksinën në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

“Mekanizmi COVAX, i formuar për të mundësuar qasje të barabartë në vaksinat COVID-19 në të gjithë botën, pritet të fillojë dorëzimin në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm. Jemi krenar të njoftojmë se COVAX ka siguruar qasje në pothuajse dy miliardë doza të disa kandidatëve premtues të vaksinave,” tha Tedros.

Afro 2 miliardë doza vaksine kundër COVID-19 janë siguruar për shpërndarje proporcionale në 2021 në 190 vendet që kanë nënshkruar marrëveshjen.  Zyrtarë të kompanive prodhuese të vaksinës thanë se parashikojnë të fillojnë dërgimin e vaksinave në tre-mujorin e parë të 2021.

COVAX u krijua për të shmangur vonesat e zakonshme në qasjen ndaj mjekimeve dhe pajisjeve shëndetësore që shpesh vërehen në vende me të ardhura të ulëta krahasuar me vendet e pasura.

“Synimi ynë për barazi në shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19 është shëndoshë e mirë,” tha Seth Berkley, shefi ekzekutiv i grupit Aleancës për Vaksina që do të kryesojë operacionin për shpërndarjen e vaksinave në emër të COVAX-it.

Berkley tha se parashikon që sasia e parë e vaksinave të përdoret për punonjësit e shëndetësisë dhe individët më në rrezik dhe do të dërgohet deri në fund të qershorit. Pas kësaj do të shtohet sasia e vaksinave në dispozicion dhe shpërndarja përmes këtij operacioni me synimin për të vaksinuar 20% të popullatës së vendeve të COVAX-it brenda vitit 2021.