19.12.2020 - 12:36
Në Shkodër ditën e sotme po zhvillohet një tjetër protestë për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga Policia.
Bëhet me dije se policia ka shoqëruar në komisariat dy të mitur një 14-vjeçar dhe një 15-vjeçar, të cilët kishin me vete shishe me benzinë.
Mësohet se sapo janë pikasur nga policia ata janë ndaluar, për të shmangur incidente dhune dhe djegie si në protestën e kaluar.
Pra, ndryshe nga java e kaluar që asnjë polic nuk ishte në mbrojtje të institucioneve, këtë herë policia ka marrë masat dhe ka “blinduar” qytetin.