MENU
klinika

Nga Nezir Kraki

Ku po shkon Albin me këta ekstremistë fetarë?

20.12.2020 - 10:08

Ku je nis o Albin?

Sot në botë e Evropë ka shumë ekstremizem politik e ideologjik. Në mesin e tyre janë edhe islamo-fashizmi dhe islamo-majtizmi si kombinime te ekstremeve politike te djathta dhe te majta me nje doze fetare apo solidarizuese me boten arabe (ne rreshtim automatik sidomos anti Izrael).

Në Ballkan nuk kanë shumë ide për këto rryma të reja por p.sh. regjimi erdoganist sot konsiderohet si islamo-fashist. Sinqerisht, dhe po flas hapur, s’po arrij t’i gjej lidhje logjike as parimore kësaj dashnie që Albini e shpreh për gjithë këta islamo-fashistët erdoganistë që bëjnë biznes me parajsën dhe që deri para disa javesh i gjenin arsyetime edhe prerjes se kokes se nje profesori n’Paris.

Nëse vazhdon kështu, VV rrezikon që nga vija kombetaro-majtiste te kthehet ne vijen islamo-majtiste. Ne kete te dyten gjithçka ka perveç kombit dhe kombtarizmit prandaj është rrugë e rrezikshme. Nejse, Albini e di vet çka ben por ai dhe VV ia kanë borxh opinionit një (RI)sqarim të vijës se tyre politike, programore dhe ideologjike. Kështu paushall e me thes të votave nuk bëhët politika e vërtetë. Fola shkurt e shqip sepse jam i shqetsuar sinqerisht dhe ia du t’miren Albinit e VV.

Nuk kam qenë as s’jam VV por ne zgjedhjet e fundit publikisht kam kerku te votohet Albini dhe lista e tij sepse duhej një barrikadë solide perballë hajnisë dhe krimit ekonomik. POR në zgjedhjet tjera, VV nuk duhet ta sjell punen që qytetaret te zgjedhin në mes hajnisë së perkohshme dhe tjetersimit te perhershem kombtar e kulturor. Sqarim per ata që lexojnë e s’kuptojnë: Nuk jam as kunder Turqise as kunder islamit as kunder Albinit (qe e kam shok) as kunder VV.

Jam me t’verteten dhe me te drejten. Dhe mos harroni, une nuk flas kot, keshtuqe merreni seriozisht këtë verejtje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tani që nuk është më kryeministër

Albin Kurti duhet të përballet edhe me një padi nga…


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!