Ambasadorja Yuri Kim dha një mesazh të fortë teksa mori pjesë në ceremoninë e çmimeve për klasën e parë të të diplomuarave në Akademinë e Grave Sipërmarrëse (AWE).
Kim u shpreh se pikërisht këto gra dhe ato që do të fuqizohen nesër do të bëhen forca lëvizëse për një Shqipëri më të mirë dhe më të begatë.
“Juve që jeni sot këtu, dhe ata që ju do të fuqizoni nesër, keni një mundësinë për të shkruar një histori të re grash të fuqishme sipërmarrëse, të cilat bëhen forca lëvizëse për një Shqipëri më të mirë dhe më të begatë’, tha Ambasadorja Yuri Kim në ceremoninë e çmimeve për klasën e parë të të diplomuarave në Akademinë e Grave Sipërmarrëse (AWE).
Organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, në bashkëpunim me Qendrën Ideo dhe Destil Creative Hub, AËE Albania është pjesë e një programi të Departamentit të Shtetit Amerikan, i cili u jep grave sipërmarrëse aftësitë, burimet dhe rrjetet e duhura për të nisur dhe ngritur biznese të suksesshëm.”, njofton Ambasada amerikane në Tiranë.
ga 1