20.12.2020 - 17:17
Tottenham ka humbur sërish në Premier League, kësaj here në shtëpi 0-2 nga Leicester. Spurs zbresin në vendin e katërt dhe është pikërisht Leicester që ngjitet.
Ndeshja është zhbllokuar në limitin e pjesës së parë. Kanë qenë Dhelprat që kanë kaluar në avantazh në minutën e katërt të kohës shtesë. Autori i golit ishte Vardy, i cili ka transformuar në gol penalltinë e shkaktuar nga Aurier.
Në të dytën vendasit kanë shënuar në portën e tyre. Më pas Leicester ka mbrojtur avantazhin e dyfishtë, duke u ngjitur në vendin e dytë, pas Liverpool. Tri ndeshje pa fitore “djegin” për Mourinhon.