MENU
klinika

Deklarata

‘Shqipëria tjetër goditje pas shpine SHBA-ve’

18.10.2018 - 13:29

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu përmes një postimi në ‘Facebook’ deklaroi se qeveria shqiptare i dha një tjetër goditje pas shpine SHBA-së në Asamblenë e OKB.

Demokrati theksoi se të martën përfaqësuesi i Shqipërisë votoi përsëri kundër SBBA, duke miratuar Projekt Rezolutën e paraqitur nga Egjipti për të njohur në OKB Palestinën si drejtuese të Grupit 77.

MESAZHI I SHEHUT

Qeveria shqiptare i jep tjetër “goditje” mbas shpine ShBA ne Asamblene e OKB.

Diten e marte Perfaqesuesi i yne votoi perseri kunder ShBA, duke miratuar Projekt Rezoluten e paraqitur nga Egjipti per te njohur ne OKB Palestinen si drejtuese te Grupit 77.

Kjo behet megjithese ne nuk jemi pjese e atij grupi dhe as Palestina nuk eshte antare e plote e OKB.

Ndaj kesaj Rezolute kishte vota kunder si ajo e ShBA dhe te tjera absenime, ku benin pjese vende te BE, si dhe vete Bosnja qe eshte antare e Grupit 77.

Reagimi amerikan ishte i menjehershem, duke e konsideruar kete Rezolute si nje akt te demshem dhe qe do te veshtiresoje procesin e paqes ne Lindjen e Mesme.

Ky veprim, krejt ne kundershtim me interesat tona kombetare, eshte ne vazhden e te tilla qendrimeve te Qeverise sone ne Dhjetor ne OKB, Konferencen Islamike e me tej ne Gjeneve.

Te tilla veprime pa asnje dyshim vecse bejne te dobesohet mbeshtetja e madhe dhe thelbesore per kombin tone nga ShBA, te vihen ne rrezik ceshtjet tona madhore kombetare, inkluziv dhe te Kosoves.

Ne kete menyre ne duke “mbeshtetur” te detyruar Palestinen, e njohur kjo per qendrimet e forta kunder Kosoves, jo vetem qi i kundervihemi pozicioneve amerikane, por realisht demtojem dhe proceset e paqes ne ate Rajon, procese, qe nuk mund te zhvillohen pa ShBA-te.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës