Lazio ka nisur pretendimet në kampionat, sidomos pas suksesit së fundit ndan Napolit, 2-0. Bardhekaltrit fituan një ndeshje direkte në shtëpi dhe tashmë pretendimet rriten ndjeshëm.
Ciro Immobile ka shënuar një supergol. Një krosim i bukur nga krahu i majtë për Marusic, që ka gjetur kokën e sulmuesit që shkon në 8 gola në Serie A. Immobile, Këpuca e Artë e Europës sezonin e shkuar, ka kërcyer dhe është kordinuar duke e dërguar topin aty ku Ospina nuk mund të mbërrinte aspak.
Lazio dyfishon rezultatin në 56’. Mario Rui i jep topin Escalante në 30 metrat e fundit dhe ish-lojtari i Eibar menjëherë pason te Immobile. Ky i fundit hap topin për Luis Alberto, i cili godet me teknikë dhe perfekt, duke mos i lënë Ospinas asnjë shpëtim në shtyllën e largët.
Ka ka mjaftuar dhe Lazio del me 3 pikë dhe pa pësuar gol, që në fillim të ndeshjes pak parashikohej. As Strakosha dhe as Hysaj nuk janë aktivizuar, të dy qëndruan në stol për 90 minuta.