Zyrtarët e Bashkimit Evropian do të diskutojnë për variantin e ri të koronavorusit në Mbretërinë e Bashkuar, i cili ka bërë që shumë vende të vendosin ndalimin e udhëtimit.
Gjermania, Franca dhe Italia janë midis vendeve që pezulluan fluturimet nga Britania. Edhe shërbimet e transportit hekurudhor janë ndaluar, raporton BBC. Kanadaja do të bllokojë gjithashtu fluturimet në Mbretërinë e Bashkuar.
Zyrtarët shëndetësorë thonë se varianti i ri është deri në 70% më i transmetueshëm, por nuk ka prova se është më vdekjeprurës.
Nuk ka gjithashtu asnjë provë që sugjeron se ajo reagon ndryshe ndaj vaksinave. Sekretari i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar Matt Hancock tha se varianti i ri ishte “duke dalë jashtë kontrollit”, ndërsa Danimarka, Italia dhe Hollanda njoftuan se tashmë e kishin zbuluar këtë variant të ri të Covid.