MENU
klinika

Masa të reja gjatë festave?

Mjeku Koraqi: Do të ketë ndryshime, kur pritet të diskutohen

21.12.2020 - 10:43

Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi u shpreh se do të ndryshim të masave anti-COVID gjatë festave të fundvitit.

“Duke parë indikatorët besoj se do të kemi ndryshime. Megjithatë është për t’u diskutuar në mbledhjen e radhës”, u shpreh mjeku Koraqi teksa sqaroi se ende nuk mund të themi se saktësi se në Shqipëri po bie kurba e numrin të personave të infektuar.

Ai theksoi se duhet parë në vazhdimësi nëse kjo rënie është e qëndrueshme apo jo.

“Ka disa ditë që duket sikur ka rënë numri i të infektuarve, në fakt kjo duhet të zgjasë dhe duhet shikuar edhe javës tjetër nëse është reale, apo është rastësi që numri i të infektuarve ka rënë. Ndoshta vjen si pasojë e afrimit të festave. Duhet parë në vazhdimësi nëse kjo rënie është e qëndrueshme apo jo. Pashë dje që numri i të shtruarve në spitale kishte rënë me rreth 20%. Nëse kjo është e qëndrueshme, kemi realisht një numër më të vogël të të infektuarve, kjo duhet parë në javët në vazhdim”, tha ai.

Në lidhje me mutacionin që ka pësuar virusi, studim ky i Britanisë së Madhe, mjeku tha se tashmë virusi është bërë më i transmetueshëm.

“Akoma nuk është se ka një studim të mirëfilltë, ku ka shënuar ose ku qëndron ky mutacion, çfarë ka shkaktuar tek virusi. Thuhet se virusi është bërë më i transmetueshëm, por nuk ka ndryshuar formën e tij klinike. Ajo që është më e rëndësishme është nëse virusi ka ndryshuar strukturën e tij antigjenike, nëse vaksinat që janë prodhuar janë të vlefshme”, tha ai.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!