MENU
klinika

"Nëna heshti për 2 vite!"

E mitura u abuzua nga 57-vjeçari, shokon punonjësja sociale

21.12.2020 - 13:00

12 ditë më parë opinioni publik u trondit nga një ngjarje e rëndë abuzimi me një të mitur në qytetin e Kuçovës. Një vajzë 10 vjeçe nga lagjja “1 Maji” në qytetin e Kuçovës denoncoi 57-vjeçarin Ajet Dume se kishte abuzuar seksualisht me të për 2 vite me radhë. Ngjarja kishte ndodhur në banesën e 57-vjeçarit, ku jetonte edhe familja e vajzës prej 11 vitesh.

Pas denoncimit të bërë, minorenia 10-vjeçare u dërgua për një vizitë mjeko-ligjore, nga e cila rezultoi se mbi të ishte abuzuar në mënyrë sistematike. Policia e Beratit arrestoi 57-vjeçarin Ajet Dume, nën akuzën e “Marrëdhënieve seksuale me të mitura”. Gjatë denoncimit të bërë nëna e vajzës ka deklaruar se nuk ishte në dijeni për veprimet që kryente Ajeti me vajzën dhe se e mitura nuk i kishte treguar asgjë. Por nuk ka rezultuar kështu. Punonjësja e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe disa specialistë të Drejtorisë së Shërbimit Social në bashkinë Kuçovë kanë konstatuar se nëna ka qenë në dijeni të plotë të ngjarjes, pavarësisht se është shprehur se kushtet ekonomike dhe kërcënimet e marra nga zotëria e kanë detyruar të heshte por kjo nuk e justifikon heshtjen e nënën për 2 vjet dhe moskallëzimin e krimit. Këto detaje u bënë publike nga gazetarja Eneida Petova për emisionin ‘Me Zemër të Hapur’ në ‘News24’.

Po sipas specialistëve të DSHS Kuçovë, është konstatuar gjendja e rënduar psikologjike e vajzave për të cilat janë marrë të gjitha masat, konform ligjit dhe protokollit. Vajzat janë larguar nga banesa dhe janë në mbrojtje të lartë sigurie, në mbikëqyrjen e profesionistëve, në një qendër të specializuar. Pas konstatimeve të arritura nga grupi i punës është kërkuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat masa e mbrojtjes për vajzat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall