MENU
klinika

"Që nga fillimi Cov Sars 2 ka pësuar 4000 ndryshime"

“Covidi britanik”, mjeku: Edhe virusi i gripit pëson mutacione çdo vit

21.12.2020 - 13:11

Covid-19 pritej të pësonte mutacion”. Kështu u shpreh mjeku shqiptar në Londër Sali Urovi, ndërsa varianti i ri i këtij virusi që u zbulua në Britani ka shkaktuar alarm.

Në një intervistë, mjeku tha se për ekspertët ishte e pritshme që virusi të pësonte ndryshime. Madje ai sqaroi se që nga zbulimi, Covid-19 ka pësuar 4 mijë mutacione, tetë prej tyre po monitorohen, ndërsa dy janë parë të arsyeshme të bëhen publikë.

“Virusi i gripit është një virus që pëson çdo vit mutacion. Kjo është arsyeja që çdo vit i gjithë globi infektohet me grip. Edhe Covid nuk është i përjashtuar nga ky fenomen. Ne e dinim që në fillim që do të ndryshonte. Janë zbuluar 4 mijë ndryshime që nga fillimi deri tani. Janë zbuluar dhe po monitorizohen vetëm 8 mutacione dhe vetëm dy e kanë parë të arsyeshme të japin informacion publik”, u shpreh ai.

I pyetur nëse është e efektshme vaksina edhe për këtë variant të ri, Urovi tha se siguri 100% nuk ka, por ekspertët besojnë se do të ketë efekt.

“Të dhëna 100% të sakta nuk mund të kemi sepse vaksina sapo ka filluar të shpërndahet. Komiteti shkencor është i besimit se vaksina do të ketë efekt pavarësisht këtij mutacioni. Ajo që ka ndryshuar në këtë virus është aftësia për të infektuar sa më shumë njerëz”, tha ai.

Më tej, mjeku tha se ky variant është zbuluar më herët në Danimarkë, por në Angli u përhap më shpejt për shkak edhe të dendësisë së popullsisë.

“Kuptohet që virusi mbahet nën mbikëqyrje nga organizma. Anglia, Danimarka dhe Afrika e Jugut kanë laboratore që studiojnë bërthamën gjenetike të virusit. Që nga fillimi ky laborator ka monitoruar virusin. Në zonën e Lodrës dhe atë juglindore të Anglisë u vu re një rritje e madhe e virusit dhe kjo tërhoqi vëmendjen e shkencëtarëve të cilët morën kampione dhe u zbulua se kemi të bëjmë me një ndryshim të virusit. Por nuk është i pari. I pari u zbulua në Danimarkë para tre javës. Përhapjen më të gjerë e gjeti në Angli. Zona e Londrës dhe Anfli Juglinore janë rreth 20 milion banorë, është pothuajse 1/3 e popullsisë së Britanisë që banon në këtë zonë”, tha ai.

Urovi shpjegoi se versioni i ri ka pasoja të njëjta me atë të mëparshmin, ndërsa vetëm transmetueshmëria është më e lartë.

“Pasojat janë të njëjta ose pak më të dobëta. Me këtë numër kaq të madh, ne shohim të sëmurë që gjithnjë e më pak hyjnë në repartet e terapisë intensive. Në Itali është izoluar pacienti i parë. Nuk i dihet se si do të shkojë, por këtu kemi një fenomen që do të doja ta ndaj me ju. Kjo pandemi nuk mund të lihet në dorën e shërbimeve sanitare dhe qeverisë, ato mund të bëjnë Aq sa munde. Ndërgjegjësimi i secilit prej nesh ndaj masave që duhen marrë”, u shpreh ai

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


27 vende të BE-së gati të mbyllin fluturimet nga Britania e Madhe?

Pas alarmit të OBSH-së vihen në lëvizje Franca, Gjermania e Italia


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!