Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ditën e sotme miratoi përdorimin emergjent të vaksinës Pfizer dhe BioNTech.
Miratimi nga Agjencia Evropiane e Barnave vjen disa javë pasi vende si Britania e Madhe, SHBA dhe vende të tjera kanë filluar vaksinimin në masë të popullsisë.
Vendimi i sotëm do të thotë se vaksinimi masiv i rreth 450 milion njerëzve në të gjithë BE-në është një hap më afër.
Cilat janë hapat e ardhshëm?
Pas miratimit nga EMA, duhet të miratohet zyrtarisht nga Komisioni Evropian për të filluar vaksinimet në të gjithë BE-në. Megjithëse ky hap konsiderohet zyrtar, ai mund të zgjasë edhe dy ditë.
Zyrtarët gjermanë kanë thënë që shpërndarja mund të fillojë në 27 dhjetor. Kompanitë farmaceutike do të duhet gjithashtu të paraqesin të dhëna pasuese për vaksinat e tyre për vitin e ardhshëm.